Ministry of Education and Sports

Ministrja Nikolla takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti sot në një takim Ambasadoren e  Republikës Popullore të Kinës, Znj. Jiang Yu.

Ministrja  falënderoi Ambasadoren për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për projektet e përbashkëta në fushën e arsimit dhe sportit.

Ministrja Nikolla, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm jo vetëm në fushën e arsimit të lartë, siç është edhe hapja e qendrës “Konfuzi” për mësimin e gjuhës kineze në Universitetin e Tiranës, por edhe në arsimin parauniversitar, në shkollat 9-vjeçare në të cilat mësohet gjuha kineze që në klasë të 5-të.

Nga ana e saj, Znj. Ambasadore duke e falënderuar Ministren e Arsimit dhe Sportit për mikpritjen, theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve, duke cilësuar si shumë të rëndësishme që në fushën e arsimit dhe sportit bashkëpunimi të zgjerohet edhe më tej me projekte të reja.