Ministry of Education and Sports

Ministrja Nikolla pret Ambasadorin e SHBA, Donald Lu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti sot, në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Ministrja Nikolla i uroi suksese Ambasadorit Lu në mandatin e tij dhe shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen që SHBA ka dhënë në rrugën e reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare në fushën e arsimit.

Ndër të tjera, Ministrja evidentoi mbështetjen e Qeverisë amerikane për reformën e thellë në arsimin e lartë, e cila mbylli 18-të IAL që nuk plotësonin kriteret e ligjshmërisë.

Nga ana e tij, Ambasadori Lu inkurajoi Ministren Nikolla për vazhdimin e reformave të ndërmarra në arsim.

Gjatë takimit, Ambasadori Lu dhe Ministrja Nikolla shprehën angazhimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me projekte të tjera të përbashkëta në fushën arsimit dhe të edukimit.