Ministry of Education and Sports

Ministrja Nikolla asiston në inspektimet për ndaljen e abuzimeve me energjinë elektrike

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka asistuar sot, në inspektimet e OSHEE dhe Policisë së Shtetit, për ndaljen e abuzimeve me energjisë elektrike.

 “Sot po ndodh ajo që duhet të ndodhë në një shtet normal demokratik, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të përfitojnë në kurriz të të ndershmëve. 150 milionë Euro çdo vit i kanë shkuar dëm fondeve publike, buxhetit të shtetit, nga abuzimet e energjisë elektrike. Ndërkohë që mund të kishim ndërtuar rreth 150 shkolla, dhjetëra kopshte  e terrene sportive e të mundësonim kushte më të mira për mësuesit e nxënësit. Ndaj i gjithë Kabineti Qeverisës do të jetë duke i bërë thirrje qytetarëve të ndershëm për të denoncuar të gjitha lidhjet e paligjshme të energjisë. Kjo betejë nuk ka kthim prapa. Kjo betejë është për të gjithë ata që paguajnë energjinë elektrike. Kjo është një betejë  për stabilitetin e çmimeve të energjisë elektrike”, tha Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Arben Seferi deklaroi se kjo është një punë e përditshme e OSHEE dhe do të mbarojë kur të gjitha fijet e paligjshme të energjisë elektrike të shkëputen.