Ministry of Education and Sports

Ministrja Lindita Nikolla ka pritur në Ministrinë e Arsimit maturantë nga Tirana për të diskutuar dhe konsultuar rreth maturës shtetërore. Në prag të nisjes së procesit të aplikimeve të këtij procesi, ministrja siguroi maturantët së gjatë këtij vit nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket procedurave që duhet të ndjekin. Nikolla u kujtoi maturantëve se duhet të jenë të vëmendshëm ndaj kritereve që kanë shpallur universitetet dhe të besojnë tek meritokracia. Mirë informimi juaj dhe qetësia për të vendosur theksoi ministrja do të jetë suksesi i radhës i maturës shtetërore. Skema mbetet e njëjtë, ndaj ministrja kërkoi nga maturantët të vendosin me qetësi se çfarë profesioni duan të zgjedhin në jetë.

“Përpos qetësisë që duhet të jetë pjesë e çdo dite teksa ju merrni vendimin si për zgjedhjen e lëndëve me zgjedhje në provimet e maturës shtetërore, ashtu dhe më pas për t’u lidhur kjo me përzgjedhjen tuaj në universitet, të merrni kohën e nevojshme për t’u informuar me gjithçka që universitetet, programet e studimit të tyre kanë dedikuar apo kanë përcaktuar si kriter ….Ju bëj me dije që nuk ka ndryshime, pothuajse janë po ato kritere që universitetet kanë shpallur edhe një vit më parë me ndryshime fare të vogla, ndaj ju konsultohuni si në faqen websiten e universiteteve por po ashtu edhe një faqe të dedikuar këtij procesi që është faqja u-albania dhe ku secili prej jush ka gjithë hapësirat e dedikuara, informacionet e nevojshëm për IAL-ët programet e tyre të studimit, shumëçka nga profesorati, nga kurrikulat, kriteret e përcaktuara nga universitetet, si kanë qenë pranimet një vit më parë, ku është mbyllur, në cilën notë mesatare është mbyllur lista e fituesve një vit më parë dhe shumë e shumë informacione të caktuara. Unë kam një dëshirë të ndaj me juve një eksperiment të shumë maturantëve të cilët kanë rezultuar të suksesshëm në sistemin e ri të pranimeve duke ju thënë një të vërtetë të madhe të këtij sistemi: Në vitin e kaluar ne nuk patëm asnjë, asnjë problematikë të shfaqur të sistemit apo ndonjë ankimim të ardhur nga maturantët për shkak të mosfunksionimit të sistemit, por ashtu sikurse në fakt na është thënë dhe nuk është ky një konstatim vetëm I yni, funksionoi sahat dhe secili prej maturantëve edhe në celularin e vet njoftohej në kohë reale se si po përparonte në degët e zgjedhura” – deklaroi ministrja Nikolla

Ministrja ofroi për maturantët të gjitha hapësirat dhe mundësitë që të kërkojnë informacion në çdo institucion pa hezitim për të ditur më shumë për zgjedhjet që duhet të bëjnë. Pas këtij takimi, Nikolla shoqëroi maturantët për tu prezantuar institucionin që drejton dhe në përfundim i priti në zyrën e saj.{:}