Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka përgëzuar suksesin e deritanishëm të sportistes Lara Colturi, e cila ka marrë një varg fitoresh nën flamurin shqiptar në Kupën e Amerikës së Jugut.

 

Ministrja Kushi në një status në rrjete sociale shkruan:

 

“Sportistja jonë kuqezi Lara Colturi arriti rezultate të jashtëzakonshme në 4 garat e saj që u zhvilluan në Kili. Ajo fitoi 4 medalje ari, 2 në Giant Slalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare.

Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine. I urojmë shumë suksese Laras për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit shqiptar.”

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/532095022048851/?d=n