Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi ka uruar Pavarësinë e Kosovës me punime të veçanta të përgatitura nga duart e nxënësve të gjithë Shqipërisë, ku përcjellin mesazhe atdhedashurie dhe vëllazërie për Kosovën.

POSTIMI I MINISTRES:

Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së përbashkët, më datë 21, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.

Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare.

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid02sxSH9ZspqoHzbpfPCRytmEHLTMyrtPJpW1ZkgHkX9bFaebgc7BVrkpasg5VS3HBol/?mibextid=cr9u03