Ministry of Education and Sports

Çdo ditë, para se të fillojë mësimi, nxënësit e 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” ujisin bimët e mbjellat nga ata në miniserën e shkollës, spinaqin, majdanozin, domatet dhe luleshtrydhet, duke e nisur ditën me energji pozitive.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi vizitoi miniserën e kësaj shkolle ku u takua edhe me disa nxënës dhe mësuese gjatë orës së praktikës.

“Në miniserën e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” Tiranë, ku është zbatuar një model shumë i mirë i projektit “Toka në Shkollë”, si një nga nismat tona më të dashura për nxënësit, mësuesit, por edhe prindërit dhe komunitetin,” – shkruan ministrja në statusit shoqërues në rrjete sociale të momenteve të vizitës në këtë shkollë.

Në miniserën e shkollës “Sabaudin Gabrani” bashkë me nxënësit janë angazhuar edhe prindër e gjyshër të nxënësve, të cilët ndajnë përvojën e tyre bujqësore me fëmijët. Sipas drejtoreshës së shkollës, prodhimet e miniserës do të bëhen pjesë e një panairi, i cili synon të zhvillojë edhe aftësitë sipërmarrëse tek nxënësit. Të gjitha të ardhurat planifikohen të përdoren për pasurimin e lulishtes së shkollës.

https://www.facebook.com/kushievis/videos/6002043323246528