Ministry of Education and Sports

Në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve publike, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi shprehet se i ka dëgjuar me shumë vëmendje ata mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa nënvizon se është njohur “nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”.

Ministrja Kushi thekson faktin se universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik, për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, dhe cilëson se për të pasur një panoramë më të plotë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) është duke përgatitur një sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.

“Teksa u shpreha para rektorëve se MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova gjithashtu se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarrjet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhënies sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë” – shprehet ndër të tjera në postimin e saj, Ministrja Kushi.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/196673002148142/?d=n