Ministry of Education and Sports

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR përfaqësues të Bankës Bortërore,  në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit në Shqipëri.

Në një publikim në rrjetin social ministrja Kushi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në shumë fusha.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Znj. Fadia Saadah, Drejtore e Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe Z. Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në fusha të shumta, si dhe diskutuam rreth bashkëpunimit tonë të mëtejshëm në kuadër të prioriteteve të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026”, – shprehet ministrja.

 

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/318697583279016/?d=n