Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në zyrë nënë Terezën nga Bushati, gjyshen e Marios, talentit 14-vjeçar në pikturë Mario Zefi.
Shkak i ftesës është bërë pikërisht portreti që nipi i ka bërë dhuratë gjyshes së tij, i cili tërhoqi mjaft vëmendje në konkursin e pikturës “Shqipëria Ime”.

Postimi i Ministres Evis Kushi:

Njihuni me nënë Terezën nga Bushati i Shkodrës, gjyshja që ka fituar zemrat tona me portretin fisnik, të punuar me mjeshtëri nga nipi i saj Mario 14-vjeçar, të cilin e ka frymëzuar të shprehë në një pikturë mahnitëse talentin e tij të rrallë, traditat shekullore të vendlindjes, e mbi të gjitha dashurinë për gjyshen.

Ajo është një nënë e madhe dhe e fortë, me 13 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa, e që së bashku me prindërit e Marios i ofrojnë atij të gjithë mbështetjen e duhur për të ushtruar dhe zhvilluar talentin.

Krenare për Marion dhe shumë të tjerë si ai në të gjithë Shqipërinë, që na e mbushin zemrën plot optimizëm dhe na motivojnë çdo ditë e më shumë, mua dhe të gjithë mësuesit anembanë vendit në misionin tonë të përbashkët.

 

https://fb.watch/h8gV_kUUIK/?mibextid=qC1gEa