Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka pritur për herë të parë në zyrën e saj homologun nga Kosova Z. Ramë Likaj.

Bashkëbisedimi mes tyre është fokusuar në angazhimit e përbashkët për zbatimin e mëtejshëm të  marrëveshjeve të deritanishme mes dy vendeve.

“Ne veçanërisht u ndalëm tek arsimi parauniversitar, ku diskutuam mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në lidhje me platformën akademi.al, e cila adreson një çështje të përbashkët tonën duke u përdorur falas në të dy anët e kufirit dhe duke u mundësuar nxënësve e mësuesve një alternativë shumë të mirë si në kushtet aktuale të imponuara nga pandemia, ashtu edhe në të ardhmen”- shprehet ministrja Kushi.

Kjo platformë është një domosdoshmëri për nxënësit e arsimit parauniversitar, që u jep mundësi atyre të mos humbin asnjë orë mësimore gjatë vitit shkollor. Akademi.al krijon mundësinë për mësim online dhe shërben për nxënës nga 3 deri 18 vjeç. Aty mund të kryhen të gjitha proceset mësimore, përfshirë edhe dorëzimi i detyrave të shtëpisë.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/139303894551720/