Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në ambientet e ministrisë Ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri Konstantina Kamitsi.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se me ambasadoren e re diskutuan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe sportit, si dhe për të gjitha nismat e Shqipërisë dhe vëmendjen e veçantë që i kushton vendi ynë shkollave të minoritetit grek në lidhje me kurrikulat, programet, tekstet mësimore dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

“Gjithashtu diskutuam rreth bashkëpunimit të deritanishëm të universiteteve tona në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe finalizimit të marrëveshjes në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore”, – thekson Znj. Kushi.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid02C8cD9rnCytheW74Lrua2EctEJWBgJh4zaQ9Vzz45p8xy9J3JQoQ6RUwn2vuTSVscl/?mibextid=cr9u03