Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi vijon me vizitat në klasa kolektive, ku ka dorëzuar tableta digjitale për nxënësit.

Tabletat janë shpërndarë në një shkollë 9-vjeçare në Shelcan, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë Gledian Llatja, si dhe deputeti i qarkut Elbasan, Arben Kamami.

“Sot, me Gledin dhe Arbenin u bëmë një surprizë nxënësve të klasave kolektive të shkollës 9-vjeçare ‘Jonuz Topuzi’ në Shelcan, Elbasan, duke u dhuruar tableta digjitale që të ndjekin mësimin edhe nëpërmjet platformës mësimore online Akademi.al nëse do të kenë nevojë”- shprehet ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

Ajo shton se gjatë kësaj vizite është bashkëbiseduar me nxënësit dhe të pranishmit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës e kujdesit ndaj higjienës.

“Në këtë aspekt, jam e lumtur që edhe nxënësit e kësaj shkolle janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e rregullave dhe rëndësinë e zbatimit të tyre në këtë kohë pandemie”- shkruan Kushi.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/138808411267935/?extid=0&d=n