Ministry of Education and Sports

 

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi ka vijuar me turin e vizitave dhe inspektimeve në shkolla të ndryshme të vendit në kuadër të mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe masave të ndërmarra anti-COVID.

 

 

Ditën e djeshme, shoqëruar nga Deputeti i Qarkut Elbasan Prof. Anastas Angjeli dhe përfaqësues të institucioneve vendore, Ministrja Kushi ka vizituar 2 shkolla të ndryshme të qytetit të Gramshit.

 

 

“Me Prof. Anastasin, dje vizituam dy shkolla në Gramshin e njerëzve të urtë e shumë punëtorë. Fillimisht ishim në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini”, e cila pas rikonstruktimit në vitin 2018-të është kthyer tashmë në një shkollë model me të gjitha kushtet më të mira bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.” – shprehet Kushi.

 

 

Gjithashtu, ajo nënvizon se ka inspektuar gjithashtu dhe “është njohur nga afër me situatën dhe nevojat e ndryshme të gjimnazit emblemë të këtij qyteti, “Shefqet Guzi”, i cili ndër vite ka grumbulluar një larmi arritjesh në olimpiada e gara të shumta në shkencë, art, sport e kulturë”.

 

 

Ministrja Kushi mbyll postimin e saj në Facebook duke cilësuar se është ndjerë mirë teksa gjatë bashkëbisedimit me nxënësit e mësuesit e dy shkollave ka parë një nivel të lartë ndërgjegjësimi mbi respektimin e masave anti-COVID dhe se fatmirësisht deri më tani, procesi mësimor është në rrugë të mbarë.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/140087477806695/?d=n