Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi u takua me Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Z. Avni Ponari dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Z. Korab Llazani, për të biseduar rreth mënyrës së bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve, me qëllim rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të basketbollit në vend.

Në një status në rrjetin social ministrja Kushi e konsideroi mjaft të frytshëm këtë takim, i cili shërben për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

“Gjatë bashkëbisedimit u informova gjithashtu mbi përgatitjet e fundit që po bëhen për zhvillimin brenda kësaj jave në Ligën Unike të Superkupës Mbarëkombëtare të vajzave e djemve mes Shqipërisë e Kosovës”- thekson Znj. Kushi.

Më tej ajo informon se tashmë janë hedhur edhe piketat për mënyrën e forcimit të klasave të profilizuara sportive në disiplinën e basketbollit, si dhe kanë rënë dakord për mundësinë e zhvillimit të kampionateve të këtyre klasave në rang vendi.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/336410401617315/?d=n