Ministry of Education and Sports

Ditën e sotme Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka marrë pjesë në ministerialin virtual të organizuar nga Komisioni Europian dhe Presidenca Gjermane në Këshillin e BE, me fokus zhvillimin e agjendës së Ballkanit Perëndimor mbi Edukimin, Trajnimin, Kërkimin dhe Inovacionin.

Gjatë ministerialit, Ministrja Kushi ka nënvizuar gjithë mbështetjen e Shqipërisë ndaj kësaj agjende, ndërsa është ndalur gjithashtu tek masat e ndërmarra në vend në lidhje me mbështetjen e nxënësve për të ndjekur mësimin në distancë për shkak të rrethanave të ndikuara nga COVID-19.

“Njëkohësisht, ndava bindjen se Plan Veprimi i Edukimit Digjital (2021-2027) nga Komisioni Europian do të jetë gjithashtu një vlerë e shtuar për të gjithë në përmirësimin e aftësive digjitale të brezave të ardhshëm në një botë që po zhvillohet me shpejtësi” –  cilëson Znj. Kushi.

Në fjalën e saj, ajo ka përshëndetur gjithashtu edhe vendimin për fillimin e Iniciativës së Universiteteve Europiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nismë e kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria në 2018-tën, duke nënvizuar se “pjesëmarrja në të cilën do të mbështesë universitetet tona të bëjnë progres të konsiderueshëm në procesin e ndërkombëtarizimit dhe të bëhen pjesë gjithashtu e aleancave me universitetet europiane”.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/165385725276870/?d=n