Ministry of Education and Sports

“Nga ana tjetër fenomeni i largimit të mjekëve në fushën e shëndetësisë, drejt vendeve të perëndimit, drejt vendeve të zhvilluara tashmë është një realitet, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera të rajonit. Madje edhe për vetë vende të Bashkimit Evropian. Janë 1200 mjekë të cilët janë diplomuar, në Shqipëri, por që sot, punojnë dhe japin kontribut, në institucionet shëndetësore të vendeve të BE apo edhe të vendeve të OECD. Dhe nëse llogarisim shkallën e emigrimit është pothuajse 20%. Që do të thotë për çdo 10 studentë që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë, dy prej tyre largohen.
Atëherë çfarë kemi bërë deri më sot, pikërisht për të plotësuar nevojat me mjekë, për të parandaluar fenomenin e largimit të mjekëve për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve? Kemi rritur numrin e kuotave në Universitetin e Mjekësisë për programin Mjekësi e Përgjithshme. Nga 250, vit pas viti e kemi rritur dhe në vitin 2024 pretendojmë të kemi 500 kuota. 500 studentë të regjistruar më vitin e parë.
Po kështu kemi rritur pagat e mjekëve, rritja e fundit ka qenë më e larta në të gjithë vitet e fundit. Kemi rritur numrin e specializimeve, kemi rritur investimet në shëndetësi, në infrastrukturë. Kemi vënë në zbatim portalin “Mjekë për Shqipërinë”, pikërisht për më shumë transparencë, por më shumë meritokracinë punësimin e mjekëve.

E nga ana tjetër, edhe në Universitetin Mjekësisë po ashtu kemi ndërmarrë reforma, kemi ndërmarrë investime, procesi i ndërkombëtarizimit, puna kërkimore shkencore, investimet në laboratorë, investimet në konviktet e studentëve. Por a mjaftojnë? Atëherë pse ikin mjekët, a mjaftojnë kaq sa kemi bërë? Natyrisht nuk mjaftojnë. Dhe arsyeja kryesore është sepse vendet e BE, vendet e zhvilluara, kërkojnë çdo ditë e më shumë mjekë. Nevojat e tyre për mjekë janë në rritje.

Ne sado t’i rrisim pagat, kushtet, infrastrukturën, ne nuk i arrijmë dot vendet e BE apo vendet e OECD. Prandaj ky fenomen do të vazhdojë. Për më tepër kur jo vetëm vende si Gjermania, Kanadaja apo Amerika, por gjithmonë shtohet lista e shteteve që kanë nevojë për mjekë”.