Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit Sportit dhe rinisë Evis Kushi ka inspektuar disa shkolla edhe në Durrës, gjatë një turi inspektimesh që ka vijuar prej ditësh në qytete të ndryshme të vendit.  Gjatë këtyre inspektimeve në shkolla krejt të rastësishme dhe të pa lajmëruara, Znj. Kushi ka mbikëqyrur nga afër zbatimin e masave anti-COVID19 dhe ecurinë e procesit mësimor.

“Rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë, për të ulur impaktin e infeksionit dhe për ta kaluar pa pasoja dramatike këtë sfidë që ka prekur gjithë globin” – shprehet Kushi në statusin e saj në Facebook.

Gjatë vizitës së saj në një nga shkollat e Durrësit, Jan Kukuzeli, ministrja Kushi shprehet e kënaqur nga situata e mirë që ka gjetur.

“Procesi mësimor zhvillohej shumë rregullisht. Masat ishin të gjitha të respektuara që në hyrje” – shton Znj. Kushi.

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/132962525185857/?vh=e&extid=hBxIN0PijA03e86k&d=n