Ministry of Education and Sports

Së bashku me disa nxënës, pjesë e Parlamentit të Nxënësve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi me anë të një video-mesazhi ka bërë një apel të fortë në Ditën Kombëtare të Luftës kundër Bullizmit.

Duke marrë parasysh rezultatet e dala nga “PISA 2018”, ministrja shprehet se Shqipëria ishte ndër shtetet me indeksin më të ulët të bullizmit.

“86% e nxënësve nuk e pranojnë bullizmin. Ndërsa 91% e tyre i mbështesin nxënësit që preken nga ky fenomen”- thekson ministrja Kushi.

Ajo me anë të video-mesazhit ka ftuar të gjithë nxënësit që mund të jenë ndjerë qoftë edhe njëherë të bulluar, të fyer apo të përçmuar, që të reagojnë me qetësi, e të kërkojnë ndihmë nga shokët.

Ky mesazh i ministres për luftën kundër bullizmit është dhënë edhe për më të rriturit. Ajo u kërkon edhe atyre që të mos heshtin, por të reagojnë ndaj këtij fenomeni.

“Mbro veten dhe jepi fuqi punës tonë! Zëri yt është zëri im! Dhe sfidat e tua në shkollë janë sfidat në punën time!” – e përfundon video-mesazhin e saj znj. Kushi.

Video-mesazhi: 21 Nentor – Dita kombetare e luftes kunder bullizmit

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/152065926608850/