Ministry of Education and Sports

 

 

Kushi: “E gatshme përherë për të adresuar çdo çështje të përbashkët që ka në fokus shërbimin ndaj studentëve dhe rritjen e cilësisë së arsimit të lartë”

 

 

 

Ditën e sotme, pranë ambienteve të MASR, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.

 

Ndërsa shprehet se është zhvilluar një takim i frytshëm me ta, Ministrja Kushi nënvizon se kanë diskutuar mbi fillimin e vitit të ri akademik dhe masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit në kushtet e pandemisë së COVID-19, si dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë në fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

 

“Gjatë bashkëbisedimit me ta dhe duke i uruar gjithsecilit për detyrën e marrë, theksova njëkohësisht nevojën e një bashkëpunimi të thelluar institucional në funksion të adresimit të çdo problematike që rrit cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve tanë. Për këtë, iu shpreha qartë se dera ime do të jetë gjithmonë e hapur dhe unë do të jem përherë e predispozuar për t’i dëgjuar dhe adresuar me sukses sfidat tona të përbashkëta”, shprehet ndër të tjera Znj. Kushi.

 

Në lidhje me “Paktin për Universitetin”, Ministrja Kushi cilëson se ky pakt është në vëmendje të veçantë të qeverisë shqiptare dhe kërkon gjithashtu nga secili universitet që të bëjë maksimumin e vet për të çuar më përpara detyrimet që rrjedhin në kuadër të tij.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/132438818571561/?extid=sMvkxCRBvbPyC0x9&d=n