Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadori Vicenzo Del Monaco kanë zhvilluar një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë, sipas formatit hibrid – fizik dhe “online” me nxënës e mësues të ndryshëm.

I gjithë aktiviteti është konceptuar në formën e një bashkëbisedimi ku është diskutuar rreth temës së barazisë gjinore dhe të drejtat e grave dhe vajzave.

“E falenderova ambasadorin për mbështetjen që ka dhënë dhe vijon të japë në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe nënvizova angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të bërë më të mirën në këtë aspekt” – shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, ajo nënvizon edhe rëndësinë e përfshirjes së grave e vajzave në jetën aktive të shoqërisë dhe cilëson angazhimin rreth projektit të “Edukimit Feminist”:

“Sa më të përfshira të jenë gratë e vajzat në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit, aq më e shëndetshme bëhet edhe shoqëria jonë. Prandaj, jemi të angazhuar të punojmë maksimalisht për zbatimin e projektit të ‘Edukimit Feminist’ në shkollat tona, si një element me vlerë që ndihmon në kultivimin e një shoqërie të emancipuar”.

 

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/227517792396996/