Ministry of Education and Sports

FJALA E MINISTRES KUSHI PAS MBLEDHJES SË QEVERISË

Sot në Këshillin e Ministrave morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me pagat e pedagogëve në të gjitha universitetet publike në vend.

Është një vendim për të cilin po punojmë prej disa kohësh në bashkëpunim të ngushtë me vetë universitetet. Që nga rektorët por edhe stafet dhe gjithë komuniteti i pedagogëve.

Kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër do të paguhet nga universitetet në varësi të të ardhurave të tyre, me autonominë që gëzojnë me vendimmarrjen e tyre në senatet akademike dhe bordet e administrimit që mund të miratojnë edhe përtej këtij niveli minimal.

Është një vendim i rëndësishëm që në fakt nxit edhe rritjen e vetë performancës nga ana e universiteteve. Sepse duke rritur më shumë të ardhurat e tyre, natyrisht rrisim edhe më shumë mundësinë për të rritur pagat e pedagogëve.

Por unë dua të theksoj se mbështetja e qeverisë shqiptare për universitetet dhe pedagogët nuk është vetëm rritja e pagave, ka edhe shumë aspekte të tjera, duke filluar që nga mbështetja e kërkimit shkencor, e infrastrukturës së universiteteve për të cilën ne gjatë viteve të fundit e kemi e rritur ndjeshëm mbështetjen.

Konkretisht ne e kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor nëpërmjet AKKSHI vetëm në këtë vit ne e kemi dyfishuar me 79 milionë lekë buxhetin për kërkimin shkencor që bëjnë vetë pedagogët, e cila është pagesë përtej pagës bazë që fola pak më parë.

Po kështu kemi 250 milionë lekë për sa i përket infrastrukturës së kërkimit shkencor. Gjithashtu risi ishte dhe buxheti prej 400 milionë lekësh për ndërkombëtarizimin e universiteteve, ku natyrisht një pjesë ishte infrastrukturë, laboratorë të kërkimit shkencor për të mbështetur programet e përbashkëta apo të dyfishta, por edhe një pjesë ishte për të mbuluar kostot, pagat e pedagogëve shkëmbimet dhe plot procese të tjera që duhet për të mbuluar programet e përbashkëta apo të dyfishta.

Mbështetja jonë sigurisht do të vazhdojë. Ne tashmë jemi duke diskutuar për buxhetin e vitit 2023 dhe mbështetja për universitetet do të jetë edhe më e madhe.

Por duhet të kuptojmë edhe një specifikë, që shpesh ma bëjnë pyetje në lidhje me mësuesit, policët, punonjësit që u është rritur paga edhe më parë.

Duhet të kuptojmë që pedagogët, komunitet të cilit kam nderin t’i përkas. Të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë, por kanë edhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit apo policët që kanë vetëm pagat mujore.

Jo vetëm nga buxheti por edhe nga programet e kërkimit shkencor të BE.

Dua të theksoj ne sapo kemi miratuar në muajin maj marrëveshjen 7 vjeçare me BE-në për programin Horizont Evropa, ku shteti shqiptar paguan një kuotë vjetore prej 160 milionë lekësh, e cila është një kuotë për tu dhënë mundësi universiteteve shqiptare që të aplikojnë në programe të BE-së dhe të thithin edhe fonde të tjera përveç fondeve të buxhetit të shtetit.

Jam shumë e lumtur që performanca e universiteteve tona është rritur ndjeshëm në këtë programe. Mjafton të krahasojmë programin e mëparshëm Horizont 2020 dhe programin Horizon Evropa, nga 8% që ishte niveli i suksesit të universitetet shqiptare, sot e kemi 38%. Vetëm në vitin e parë që është 2022, maj, universitetet shqiptare kanë arritur të thithin rreth 2.1 milionë euro. Parashikimet për gjithë periudhën 7 vjeçare janë që të kalojë shifrën 20 milionë euro. Kjo na bën shumë optimistë që mbështetja për pedagogët, jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe falë punës dhe rritjes së performancës së tyre do të jetë më e madhe. Të ardhurat nuk do të jenë vetëm këto të pagës por edhe vë tjera.

Ndërkohë ne kufirin e rritjes që vendosëm sot 15%,  vitin e ardhshëm mund ta rrisim përsëri, gjithmonë duke respektuar ligjin e arsimit të lartë dhe autonominë institucionale që kanë të gjitha universitetet.

 

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/493682772622262