Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi e ka nisur javën me një postim në rrjetet e saj sociale që lidhet me modelin e suksesshëm të shkollave qendra komunitare, teksa nënvizon dobinë që ato kanë sjellë në komunitet:

“Që prej vitit 2013, kur u ndërmor nisma e shkollës qendër komunitare (SHQK), modeli i saj ka sjellë vetëm dobi ndaj komunitetit duke krijuar hapësira shumë të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve” – shprehet ajo.

Ministrja Evis Kushi thekson gjithashtu se “Sot kemi 270 shkolla qendra komunitare në vend ku fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme partneriteti ‘shkollë-familje-komunitet’ dhe kontribuohet drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të nxënësve tanë”.

Në thelb të “Shkollës Qendër Komunitare” ngelet forcimi i bashkëpunimit të shkollës me komunitetin, me pushtetin vendor dhe me organizata e institucione në vend.

Ato janë kthyer tashmë në modele shumë të mira që sigurojnë jo vetëm arsim cilësor e mirëqenie sociale për çdo nxënës, por edhe në hapësira ku është ndërtuar një partneritet i fuqishëm “shkollë-familje-komunitet” ku bashkëpunohet intensivisht për shndërrimin e shkollës në një mjedis që i shërben komunitetit, si dhe ndërgjegjëson komunitetin për ta bërë atë një partner të rëndësishëm që e mbështet shkollën.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/217545343394241