Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla pret ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri z. Massimo Gaiani

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri z. Massimo Gaiani.

Ministrja e falënderoi z. Gaiani për vizitën dhe mbështetjen që ky partner strategjik ka për vendin tonë. Znj. Nikolla e siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shprehu gatishmërinë e saj për t’i zgjeruar më tej marrëdhëniet e dy vendeve në fushën e arsimit.

Ambasadori Gaiani, duke prezantuar stafin e tij, uroi znj. Nikolla për marrjen e detyrës së Ministres. Gjatë bashkëbisedimit ata theksuan rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe sportit.

Z. Gaiani e siguroi ministren Nikolla për mbështetjen e fortë që Italia i ka dhënë dhe do të vazhdojë t'i japë Shqipërisë në rrugën e zhvillimit të dijes dhe arritjeve të standardeve bashkëkohore evropiane në arsim.