Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla pret ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë z. Ye Hao

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, z. Ye Hao.

Ministrja Nikolla e falënderoi ambasadorin kinez për të gjithë mbështetjen që vijon të ofrojë qeveria kineze në zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Znj. Nikolla e vuri theksin tek nxitja e mëtejshme e shkëmbimit të ndërsjelltë të studentëve dhe pedagogëve midis dy vendeve. Gjithashtu, Ministrja Nikolla u angazhua në përfshirjen e mësimëdhënies së gjuhës kineze në dy shkolla pilot, të cilat do të jenë dhe pjesë e projektit së qeverisë kineze për pajisjen me kompjutera dhe tableta dixhitale për nxënësit.

Nga ana e tij, ambasadori Ye Hao, duke uruar Ministren Nikolla për detyrën e re, shprehu vullentin e tij dhe të qeverisë kineze për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e arsimit dhe sportit. Ai siguroi angazhimin e tij maksimal për rritjen e kuotave për të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Kinë dhe gjithashtu mundësinë e investimeve strategjike në fushën e sportit.