Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla pret ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Tiranë, z. Alexander Wittwer

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Tiranë, z. Alexander Wittwer.

Në fjalën e saj, ministrja Nikolla vlerësoi kontributin që shteti zviceran ka dhënë për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri dhe shprehu dëshirën e saj, që këto marrëdhënie bashkëpunimi të vijojnë dhe të konsolidohen.

Ambasadori Wittwer, nga ana e tij, duke uruar ministren Nikolla për detyrën e re, e siguroi për gatishmërinë e qeverisë zvicerane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Ministrja Nikolla dhe ambasadori Wittwer diskutuan gjithashtu për çështjen e fëmijëve romë dhe u shprehën të gatshëm për një bashkëpunimin intensiv për integrimin e tyre në shkollë.