Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit merr pjesë në analizën vjetore të arsimit në Tiranë

Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës zhviloi analizën e punës së saj një vjecare. Në fjalën e saj dretoresha e DAR Tiranë Arjola Byzyka theksoi se Tirana është qyteti që ka numrin më të madh të institucioneve Arsimore  256 të tilla, dhe pa dyshim edhe numrin më të madh të nxënësve në institucionet publike dhe private – 89.949.

Në Tiranë përgjatë këtij viti ka qënë në fokus trajnimi i mësuesve veçanërisht në shërbim të kurrikulës së re me bazë kompetencën ku vetëm në dy vitet e fundit sipas saj janë trajnuar rreth  2000 mësues.

Gjithashtu drejtoresha e DAR Byzyka vuri theksin tek reformimi i kurrikulës së gjimnazit, e cila më parë ishte një kurrikul e mbingarkuar dhe  aspak në shërbim të gjimnazistit ndërsa sot ajo është  një Kurrikul e lehtësuar, në harmoni me standardet evropiane dhe në shërbim të gjimnazistit.

Pjesëmarrësë në analizën vjetore të DAR Tiranë ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit , znj.Lindita Nikolla, e cila në fjalën e saj vuri në dukje rezultatet pozitive të testimit PISA 2015 rezultate që sipas saj vinë falë punës së palodhur të mësuesve dhe nxënësve.

Ministrja Nikolla theksoi se karta e performancës është dëshmi e progresit të bërë në arsim dhe i bën shkollat më kompetitive me njëra tjetrën:

Përgjatë këtij viti prioritet i DAR Tiranë ka qënë Organizimi i orëve të hapura në shërbim të nxënësit, mësuesit, por edhe të prindërit.  Sot në Tiranë janë  17 shkolla të cilat funksionojnë si Qëndra Komunitare