Ministry of Education and Sports

Me rastin e 1 qershorit Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministren për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi dhe Përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri Roberto De Benardi morën pjesë në një aktivitet të organizuar në Sheshin “Italia”.

Së bashku me fëmijët, të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe anëtarë të Koalicionit për të  Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës si dhe të Shërbimit Social Shtetëror. Në këtë organizim ministret panë nga afër dhe u përfshinë në punime dhe krijime artistike të ndryshme të fëmijëve në Tendat e Mjedisit, Kreativitetit dhe Shërbimeve.

Ministrja Kushi e quajti 1 qershorin jo thjesht një ditë feste, por edhe ditë reflektimi në lidhje me çdo gjë që duhen bërë më shumë e më mirë për fëmijët. Ajo nënvizoi se ne duhet të jemi modele sa më të mira për fëmijët tanë.

Znj. Kushi në fjalën e saj u shpreh se fëmijët sot i njohin më mirë të drejtat dhe detyrat e tyre. Për të siguruar sa më mirë një nga të drejtat themelore të fëmijëve që është arsimimi, ministrja tha se të gjitha strukturat arsimore dhe institucione të tjera punojnë për të ofruar jo vetëm shkolla më të mira, të forta dhe komode por edhe mësues të aftë, tekste shkollore cilësore, punonjës psiko-socialë dhe oficerë sigurie.

 

 

 

 

https://www.facebook.com/kushievis/videos/1415251998982726/