Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi priti në një takim Ministren e Arsimit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, si dhe Zv. Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, znj. Liza Gashi.

Në fokus të këtij takimi ishte seminari i “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” që do të zhvillohet në Vlorë gjatë kësaj vere.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se gjatë këtij takimi u ra dakord për organizimin e Seminarit të 16-të të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” në Vlorë në datat 30 korrik-2 gusht 2023.

“Gjithashtu u angazhuam të punojmë më shumë së bashku për mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë nëpërmjet një analize të detajuar mbi kurrikulën dhe tekstet,”- nënvizon Znj. Kushi.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02Aa7ctTHmgVegL3b8dVzK7ytMwDZodrDzggBbP7mTJ2sGLQ5ojhgjPTbLNtHuVNGtl&id=100057450729783&mibextid=qC1gEa