Ministry of Education and Sports

Në ditën e fundit të Ministerialit të vendeve të Ballkanit Perëndimor disa nga temat që u diskutuan ishin edhe kërkimi shkencor, inovacioni dhe arsimi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një status në rrjete sociale shprehet se sot, së bashku me Komisioneren Mariya Gabriel dhe homologët e saj nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan për agjendën e përbashkët në fushën e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

 

 

“Theksuam nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të programit “Horizont Evropa”, si dhe ndamë përvojat dhe politikat tona në promovimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, sidomos nëpërmjet partneritetit universitet – biznes,” – shkruan znj. Kushi.

Më tej ajo nënvizon se në fushën e arsimit diskutimi u fokusua në mjedisin e qëndrueshëm dhe integrimin e tij në politikat arsimore, kurrikulat, programet dhe të gjitha proceset mësimore.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se Shqipëria u përshtat shumë mirë me kushtet që solli pandemia. Pavarësisht sfidave të mëdha dhe kufizimeve buxhetore, qeveria shqiptare nuk e kufizoi asnjëherë financimin për kërkimin dhe inovacionin. Përkundrazi, e fuqizoi infrastrukturën e kërkimit dhe kërkimit, me bindjen se mbështetja e bazës sonë kërkimore sot, do t’i mundësojë asaj rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike dhe zhvillimin e vendin nesër.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kushi theksoi se Shqipëria i qëndron fuqishëm Axhendës së Ballkanit Perëndimor për Inovacionin, Kërkimin Shkencor, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin për rritjen e investimeve dhe solidaritetin e përbashkët, për rimëkëmbjen e ekonomive tona dhe të ardhmen e popujve.

Ajo shprehu mirënjohje për Komisionin Evropian për mbështetjen e dhënë Shqipërisë për Marrëveshjen “Horizont Europa”, nënshkruar në shkurt dhe hyrë në fuqi në maj të këtij viti.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "European Ministerial Meeting O the. Western Balkans Û Platf Platforms Commission on Research and Innovation & Education and Training 27-28June2022 27 28 June 2022 Tirana, Albania"

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid0286FmGRp1qr8ne2kBnnUSahszescJkhhVQ9cvyotx9rBPVVVWd6Jj7EAW9maA3w9fl/?d=n