Ministry of Education and Sports

“Mësues për Shqipërinë”: Sistemimi i mësuesve fitues në DAR Elbasan

Në qytetin e Elbasanit u prezantua procesi i sistemimit të mësuesve fitues në provimin kombëtar “Mësues për Shqipërinë”, sipas vendeve vakante. Kjo sipas sistemit të bazuar në meritë, konkurrencë dhe transparencë, si zgjidhja e duhur në një situatë emergjence ku ishin evidentuar, në gjithë vendin, rreth 4000 mësues pa arsim përkatës dhe jashtë profilit.

Vetëm në qytetin e Elbasanit rezultuan 68 vende vakante të profileve të ndryshme, ku mund të përmenden 8 vende vakante në ciklin fillor, 4 në parashkollor, 6 në gjuhë letërsi, 6 në matematikë, e kështu me radhë.

Ndërsa për qarkun e Elbasanit, rezultuan për Gramshin 2 vende në profilin e gjuhës angleze, 1 vend në gjuhën frënge, 5 në letërsi, 2 në matematikë, 3 në edukim fizik, etj. Për të vazhduar me Peqinin ku nevojat ishin 1 vend në matematikë, 3 vende për gjuhën angleze, 2 në ciklin fillor, etj. Vendet vakante për qytetin e Librazhdit ishin përkatësisht 1 vend në lëndën e matematikës, 6 vende për gjuhën angleze, 1 vend për biologji, 1 për frëngjisht dhe 2 për fizikë-informatikë, etj.

Të gjithë aplikantët që në pamundësi për t’u sistemuar momentalisht në qytetin e Elbasanit u ftuan, sipas renditjes së tyre në bazë të pikëve, për t'u sistemuar në zonat e tjera të qarkut ku ka nevojë për mësues të profilit të tyre.

Në ditët në vijim, ky proces do të vazhdoj në të gjitha qarqet e vendit.