Ministry of Education and Sports

Me ambasadorin Cannon për vazhdimësinë e bashkëpunimit mbi procesin cilësor të akreditimit të IAL-ve

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Z. Nicholas Cannon dhe drejtoreshën e Këshillit Britanik në Shqipëri, Znj. Aida Bërxholli.

Në këtë takim  ambasadori Cannon i dorëzoi ministres Nikolla raportin mbi: “Mbështetjen e  Këshillit të Akreditimit Britanik për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në sigurimin e akreditimit dhe cilësisë për Arsimin e lartë në Shqipëri”.

Ministrja Nikolla falënderoi ambasadorin dhe duke vlerësuar punën e deritanishme të eksperëtve britanike, u shpreh se këto rekomandime janë detyra shtëpie që do të realizohen me përkushtim të plotë në procesin e akreditimit të institucioneve tona të arsimit të lartë, mundësuar nga Agjencia Ndërkombëtare anëtare e ENQA-s për të cilën jemi shpresëplotë se do të  rikthejë besimin te publiku.

Nga ana e tij ambasadori Cannon ofroi gjithë mbështetjen e Këshillit Britanik në organizimin e rekrutimit të ekspertëve që nevojiten nga ana teknike dhe vlerësimin specifik që kërkon ky proces.