Ministry of Education and Sports

Matura Shtetërore: Të dhëna mbi procesin e vlerësimit të provimit të "Gjuhës shqipe dhe Letërsisë"

Provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2014, sesioni i parë, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”, u zhvillua në 212 qendra provimi në të gjithë vendin, të administruara nga 3856 administratorë,  trajnuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Në provimin Gjuhës shqipe dhe Letërsisë u përjashtuan nga procesi: 13 nxënës të gjetur me celularë, 4 nxënës të gjetur me karta identiteti të rremë dhe 3 administratorë për shkelje të rregullores së MSH.

Masat e sipërpërmendura, për nxënësit dhe administratorët e provimeve, janë marrë në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2014.

Provimi i MSH Gjuhë shqipe dhe Letërsi shënoi një standard të lartë cilësie në administrim.

MAS mori të gjitha masat për të realizuar një proces me standard të unifikuar, për të  mundësuar një vlerësim objektiv.

Bazuar në nenet 28, 29 dhe 30 të Rregullores së MSH 2014, AKP, ka zbatuar me korrektësi procedurat e vlerësimit të testeve të lëndës “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”, për maturantët në të gjithë vendin. Siç e dini, risi e MSH 2014 ishte rritja dhe deklarimi i pragut të kalueshmërisë që përpara zhvillimit të provimit. Nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20%) për të qenë kalues. Kjo në kuadrin e transparencës dhe për të parandaluar abuzivitetit në vlerësim.

Eshtë filluar me vlerësimin e testeve në dt.02.06.2014 në qendrat e vlerësimit: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Fier. Procedura e vlerësimit ka përfunduar në dt.12.06.2014.

 

Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit është realizuar me pikë, të cilat u ekuivalentuan në notë të përshkallëzuar.

 

 

Në përfundim të procesit rezultatet të kategorizuara sipas notave si më poshtë vijon:

                                              

2013   2014

Nota

Nr. nxënës

 

Nota

Nr. Nxënës

4

1178

 

4

2573

5

8260

 

5

6518

6

10693

 

6

8189

7

9508

 

7

12048

8

8439

 

8

9858

9

4806

 

9

3642

10

1370

 

10

435

 

Në procesin e vlerësimit janë mbajtur parasysh të gjitha pikat e përcaktuara në nenet 28, 29 dhe 30 të Rregullores nr. 895 prot, dt. 07.02.2014 “Rregullore për procesin e Maturës Shtetërore 2014 në Republikën e Shqipërisë”, si për nxënësit me kopje, me celular, me barkode të dëmtuara, me shenja në teste ashtu dhe për administratorët e provimit.

Vlerësuesit janë përzgjedhur komform rregullores, me përvojë pune në mësimdhënie në lëndën përkatëse, me kualifikimin e duhur, të certifikuar, dhe pa konflikt interesi.

 

Përzgjedhja e vlerësuesve kryhet çdo vit.

 

Vlerësuesit në përfundim të korrigjimit mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e tyre.

 

Çdo përgjigje testi i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, të pavarur nga njëri- tjetri.

 

Testet janë të kodifikuara dhe rakordimi i tyre bëhet në fund të ditës.

 

Kur ka mospërputhje të vlerësimit midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit, aktivizon një vlerësues të tretë për vlerësimin përfundimtar.

 

Pas kësaj, në përfundim të vlerësimit, përgjegjësi i vlerësimit nënshkruan në tabelën e vlerësimit të testit bashkë me vlerësuesin e tretë.

 

Testet e dyshuara për kopje i merr në shqyrtim KOPOTED-i (Komisioni i Posaçëm i Testeve të Dyshuara), një komision i ngritur në MAS me urdhër të Ministrit. Për të gjitha parregullsitë që konstaton KOPOTED-i, për PAP, AP, AS, i propozon KSHP njërën prej masave të parashikuara në nenin 36 të kësaj Rregulloreje. KSHP merr vendimin përkatës dhe ia përcjell organit të emërtesës për zbatim.

 

Bazuar në neni 36 të Rregullores së MSH për pasaktësi në korrigjim vlerësuesit penalizohen deri në largimin nga puna.

Të nderuar nxënës,

Bazuar në pikën 8 të nenit 28 të Rregullores nr. 895 prot, dt 07.02.2014 “Rregullore për procesin e Maturës Shtetërore 2014 në Republikën e Shqipërisë”, ju bëjmë me dije se:

“Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KSHMSH (Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore). Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë”.

Për më tepër informacion drejtohuni në faqen zyrtare të AKP-se, si më poshtë;

http://www.akp.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=122&Itemid=312

Faleminderit.