Ministry of Education and Sports

Manifestimi Sportiv për 70 Vjetorin e Çlirimit

Në këtë jubile të 70-Vjetorit të Çlirimit të atdheut, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me federatet sportive dhe institucionet e arsimit parauniversitar, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh sportive dhe edukative me tematik këtë datë të shënuar. Federatat pjesmarrëse në këto evenimente festive kanë qenë Federata e Atletikës, Federata e Judo-s, Federata e Volejbollit, Federata e Karatesë si dhe ekipi i Aeronautikës shqiptare. Ndërsa Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore kanë zhvilluar aktivitete artistike dhe sportive në të gjithë vendin.

Përmbullja e këtyre aktiviteteve përkoj paraditen e sotme me ‘Manifestimin Sportiv’ të mijëra nxënësve nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit për 70 Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, si dhe me Kupën për 70 Vjetorin e zhvilluar nga Aeronautika shqiptare. 'Manifestimi Sportiv' (ecje dhe rendje) u mundësua nga Drejtoria e Sporteve në MAS, DAR Tirana dhe Federata Shqiptare e Atletikës. Aktiviteti u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke startuar në sheshin përball “Galerisë së Arteve” e për të përfunduar më pas në sheshin “Nënë Tereza”. 

Ministria e Arsimit dhe Sportit, gjenë rastin të falënderT të  të gjithë Federatat Sportive, Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, mësuesit, prindërit, nxënësit dhe të gjithë qytetarët dhe punonjësit e përfshirë në këto aktivitete për të nderuar 70 Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Gëzuar Festën e Çlirimit!