Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi direkt pas fitores së Luiza Gegës shprehu urimin e saj për këtë sukses të radhës.

 

Statusi i Ministres Kushi:

 

Diamanti i sportit shqiptar, kampionia jonë absolute në atletikë Luiza Gega i dhuroi një tjetër medalje ari Shqipërisë.

 

Falë talentit të saj, por mbi të gjitha falë vullnetit, disiplinës dhe stërvitjes si askush tjetër, Luiza ia doli të shtojë edhe një tjetër sukses në karrierën e saj, medaljen e artë në 3 mijë metra, duke na bërë të gjithëve krenarë.

 

Faleminderit Luiza që lartëson flamurin tonë kuqezi dhe përfaqëson më së miri Shqipërinë kudo në botë!

 

#KrenarePërSportistëtTanë

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️

 

https://fb.watch/f106xDMmlD/