Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi vijon me thellimin e bashkëpunimit me universitetet më prestigjioze Evropiane. Ajo është takuar në Budapest me Prof. András Lánczi, Rektor i Corvinus University, si dhe Prof. Béla Merkely, Rektor i Semmelweis University,

Ministrja Kushi e ka cilësuar një takim shumë të frytshëm, ku janë shkëmbyer ide dhe përvojë me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vendin tonë.

“Me Hungarinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të hershëm dypalësh në fushën e arsimit. Në shkurt të këtij viti nënshkruam në Tiranë me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë Z. Péter Szijjártó një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit hungarez të bursave për vitet 2021-2024”- thekson Znj. Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Ajo nënvizon se puna intensive do të vazhdojë për të konkretizuar marrëdhëniet mes dy vendeve në projekte të reja me interes të ndërsjelltë.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/286474716501303