Ministry of Education and Sports

Krijohet Këshilli i Përbashkët që do të menaxhojë të gjithë punën për arsimin në diasporë

Finalizuam me kolegët nga Kosova Këshillin e Përbashkët që do të menaxhojë të gjithë punën për arsimin në diasporë.

Nuk do të ketë më punë të ndarë për të mundësuar arsimimin e fëmijëve nga Shqipëria dhe Kosova por një punë të mirëogranizuar nga ekipet tona që do të financojnë në nivel teknik, duke institucionalizuar edhe një qendër të përbashkët në Prishtinë. Grupet e përbashkëta të punës do të finalizojnë kurikulën, tekstet e përbashkëta dhe një ekip menaxhimi që lidhet me punësimin e mësuesve, trajnimin dhe kualifikimin dhe hap pas hapi të gjithë problemet që janë evidentuar dhe që kërkojë zgjidhje për të garantuar një arsim cilësor.