Ministry of Education and Sports

Ka përfunduar “Kongresi për Arsimin” i cili për 3 ditë me radhë vuri në qendër të vëmendjes çështjet më të rëndësishme të arsimit në vend.

Ministrja e Arsimit dhe Sport Evis Kushi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare në mbyllje të sesioneve, vuri në fokus kryesor temën e nevojës emergjente për ruajtjen e gjuhës shqipe.

“Ajo ku dua të ndalem pak në mënyrë më të veçantë lidhet me një tjetër konkluzion që të gjithë bashkërisht duhet të dalim nga ky kongres, që lidhet me nevojën për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe. Që në seancën plenare e hodhi këtë temë diskutimi edhe kryeministri. Por që tashmë ne kemi kohë që e diskutojmë. Madje edhe iniciativat që kemi ndërmarrë kohët e fundit, qoftë abetarja e përbashkët unike me Kosovën, por po ashtu edhe unifikimi i kurrikulës, teksti i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, enciklopedia shqiptare. Që të gjithë këta janë hapa shumë të rëndësishëm që ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe. Por unë besoj që janë të pamjaftueshëm.” – theksoi ministrja Kushi.

Ajo nënvizoi se duhet të merren hapa konkrete në këtë drejtim dhe theksoi se ajo që solli ky kongres ishte një sensibilizim më i gjerë dhe më i fortë që çështja e gjuhës shqipe është një nevojë emergjente, ndoshta një alarm.

“Prandaj ne shumë shpejt duhet të organizojmë tryeza diskutimi ku të përfshijmë të gjithë aktorët dhe të kemi një strategji kombëtare për gjuhën shqipe”- tha znj. Kushi.

 

Ministrja ka ngritur disa pyetje të cilat mund të jenë temë diskutimi në ditët dhe javët në vijim, përpara një strategjie se ku duhet të shkojmë.

 

Pyetjet e ngritura nga ministrja Kushi ishin:

 

1-            A duhen provime të veçanta në shkollën e mesme? Tashmë ne e kemi gjuhën shqipe si lëndë, dy orë në javë, por provimi i maturës është i përbashkët, gjuhë shqipe dhe letërsi. Mos ndoshta duhet ta kemi gjuhën shqipe provim të veçantë?

2-            A duhet ta përfshijmë gjuhën shqipe në programet apo kurrikulat universitare?

3-            A duhet në programin Bachelor, a duhet në programet e mësuesisë apo edhe në programet e tjera?

Janë pikëpyetje, dilema                që ne duhet t’i diskutojmë. Dhe në tryezat në vijim të marrim një vendim.

4-            A ka ardhur koha të hartojmë një test provimi sipas nivelit gjuhësor për gjuhën shqipe? Siç janë provimet për gjuhën angleze, franceze, për të gjitha gjuhët. Sot për gjuhën shqipe nuk ka një provim të tillë.

 

5-            Mos ndoshta ka ardhur koha që ky provim sipas niveleve të jetë ndoshta dhe si kriter për punësim në administratën publike.

 

Ndërkohë disa hapa të tjerë mund të jenë më të shpejtë, program trajnimi kombëtar për të gjithë mësuesit e profileve të ndryshme në lidhje me zhvillimin e kompetencës gjuhësore sipas grupmoshave të nxënësve. Gjithashtu mund të zhvillojmë aktivitete si konkurse për gjuhën shqipe për të folurën në publik në shkolla dhe universitete.

 

6-            Mund të rishikojmë ndoshta edhe kurrikulën. A janë të mjaftueshme ato dy orë të gjuhës shqipe në shkollën e mesme apo duhet të shtohet edhe një orë tjetër.

 

Znj. Kushi theksoi se ky duhet të jetë konkluzioni primar i këtij kongresi, edhe pse ky kongres pati shumë konkluzione të tjera të cilat unë dhe të gjithë së bashku i kemi ndjekur me vëmendje gjatë këtyre tre ditëve.

 

https://www.facebook.com/kushievis/videos/1463103044155753

 

FJALA E PLOTË E MINISTRE EVIS KUSHI

 

Përshëndetje të gjithëve!

Erdhëm në fund të kongresit. Unë dua ta nis me një falënderim shumë të përzemërt për të gjithë ata që morën pjesë në këtë kongres

Qëllimi ynë kryesor ishte që të bëheshin bashkë profesorë, pedagogë, mësues, përfaqësues të institucioneve, studiues politikebërës, për të diskutuar për arsimin. Për tu qasur ndaj sfidave që na sjell e sotmja por edhe e ardhmja dhe për t’i paraprirë atyre me politika dhe me veprime konkrete.

 

Dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria, nga Italia, gjermania, Nga SHBA, Polotnia, Spanja, Anglia, Kanadaja, Finlanda e shumë shtete të tjera, drejtues institucionesh, përfaqësues të organizatave të ndryshme partnere. Të gjithë na ndihmuan që të shkëmbejmë opinionet në lidhje me arsimin. Sikur vetëm fakti që këto 3 ditë u fol kaq shumë për arsimin, pati një diskutim kaq të gjerë, gjithëpërfshirës, unë jam shumë krenare.

 

E për më tepër që ne patëm këtu prezantime shumë dinjtoze, përfaqësues, ekspertë nga institucione të ndryshme nga të cilat të gjithë kemi dalë me një qasje tjetër, me një vizion tjetër, me disa opinione të reja në lidhje me arsimin.

Ishte një kongres gjithëpërfshirës dhe debati përfshiu tema që lidhen me arsimin e lartë, me kërkimin shkencor, me arsimin profesional, me arsimin parauniversitar. Kemi patur rreth 100 folës në panele, por përveç tyre edhe një përfshirje aktive edhe të pjesëmarrësve të tjerë në sallë. Kështu që ju falënderoj që të gjithëve sepse për ne, për Ministrinë e Arsimit, qeverinë shqiptare ky kongres ka një vlerë të jashtëzakonshme. Sigurisht që për konkluzionet e veçanta të paneleve sipas fushave përkatëse zv. Ministret Albana Tole dhe Nina Guga, dhe Olta Manjani për Arsimin Profesional do të japin konkluzionet më të detajuara, por unë në mënyrë të përmbledhur dua të shpreh disa konsiderata. E kam ndjekur me shumë vëmendje të gjitha prezantimet kanë qenë edhe live në rrjetet tona sociale, në mënyrë që në këtë kongres të përfshiheshin edhe ata që nuk ishin dot fizikisht këtu, nga shtëpitë e tyre, por edhe nga shtete të tjera sepse kemi patur ndjekës edhe nga treva të tjera shqiptare, dhe nga shtete të tjera.

 

Unë dua ta nis me ndërkombëtarizimin. Të cilin ne e shprehëm që në fillim të këtij kongresi, është politika jonë bazë në arsimin e lartë

 

Ky kongres dakordësoi nga të gjitha palët, universitetet, qendrat kërkimore shkencore, që vërtetë ndërkombëtarizimi është një politikë që ne jo vetëm duhet të vazhdojmë, të ecim përpara, por duhet të avancojmë me ritme edhe më të shpejta.

Nga njëra anë janë universitetet që cilat bazuar në punën e mirë që kanë bërë deri tani, duhet të vijojnë me shkëmbime, me programe të dyfishta, me programe të përbashkëta, pse jo edhe qendra ekselence, departamente, fakultete, universitete në mënyrë që të rrisim cilësinë e arsimit të lartë në mënyrë që diplomat e studentëve tanë të kenë vlerë njëlloj si universitetet më prestigjioze evropiane dhe botërore.

 

Roli ynë si ministri këtu është që t’i mbështesim  universitetet në këtë drejtim, por t’i mbështesim edhe financiarisht, gjë që sapo kemi filluar ta bëjmë që nga ky vit. E po ashtu edhe me lehtësira në procedura për t’i miratuar sa më shpejt këto programe dhe për t’i bërë aktive në një kohë të shpejtë.

 

Së dyti, një tjetër konkluzion që del nga ky kongres lidhet me rankimin e universiteteve. Vetë universitetet nga njëra anë duhet të jenë më të interesuar, duhet të kenë më shumë vëmendje për të qenë pjesë e rankimeve më të rëndësishme ndërkombëtare, por nga ana tjetër edhe për ne si ministri, më konkretisht, për agjencinë e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe bordin e akreditimit del detyra që të organizojmë dhe një rankim kombëtar të institucioneve të arsimit të lartë.

Është pikërisht ky rankim që më pas mund të na ndihmojë edhe në aspekt të financimit të universiteteve, sepse financimi i universiteteve sipas performancës është një mundësi shumë e mirë që universitetet të rrisin konkurrencën, të rrisin cilësinë dhe rankimi më pas është shumë i rëndësishëm edhe për studentët edhe për pedagogët dhe për të gjithë.

Është detyrë e jona dhe ne jemi të gatshëm që të fillojmë të hedhim hapa konkrete me bordin e akreditimit me ASCAL për ta bërë të mundur sa më shpejt. Padyshim në bashkëpunim dhe me universitetet, duke respektuar autonominë e tyre institucionale, lirinë e tyre akademike dhe të gjitha ato detyrime që vijnë nga ligji për Arsimin e Lartë.

Për sa i takon kërkimit shkencor. Nga diskutimet sigurisht ka patur një dakordësi që jemi në rrugën e duhur për sa i takon aspekteve të legjislacionit. Jemi duke punuar për ligjin për shkencën nga njëra anë dhe për strategjinë për kërkimin shkencor dhe inovacionin nga ana tjetër. Të dyja këto i kemi drafte pothuajse drejt përfundimit. Dhe shumë shpejt do t’i hedhim për konsultim publik fillimisht me të gjithë aktorët, më pas me ministritë, qeverinë, në fund fare në parlament.

Sapo këto të jenë drafte të gatshme për konsultim publik, unë do ta vlerësoja jashtë zakonisht kontributin e universiteteve, të pedagogëve, studiuesve, dhe të gjitha institucioneve, qendrave kërkimore shkencore, në mënyrë që të kemi sa më shpejt një ligj për shkencën të aktualizuar, sepse në fakt ligji aktual është krejtësisht jashtë konstekstit.

Vërtetë që kërkimi shkencor në universitete është tashmë i rregulluar me ligjin e arsimit të lartë, por ndërkohë ligji për shkencën është një domosdoshmëri për institucionet e tjera që bëjnë kërkim shkencor jashtë universiteteve.

Po kështu edhe përfshirja e bizneseve. Që në seancën e parë plenare e ngritëm këtë çështje për diskutim që në panelet tona kishim përfaqësues nga bizneset, nga dhomat e tregtisë, nga qendrat kërkimore shkencore, dhe gjithashtu nga universitetet ku u ra dakord që dhe përfshirja e biznesit do të jetë më e madhe në këtë drejtim. Por nga ana tjetër Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionit do të jetë më aktive që t’i orientojë si duhet këto biznese dhe kompani dhe korporata që bëjnë kërkim shkencor dhe t’i mbështesë, t’i ndihmojë në koordinimin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë. Natyrisht shkenca apo misioni i tretë i universiteteve për të cilën nuk flitet shumë, por që është shumë i rëndësishëm. Të gjitha dijet, njohuritë, kërkimet që bëhen në universitete nuk duhet të mbeten atje të mbyllura në rafte, por duhet të vihen në dispozicion të komuniteteve, të zhvillimit të ekonomik, social, kulturor.

 

Në arsimin parauniversitar më vjen shumë mirë që u fol për digjitalizimin. Tashmë nuk ka më asnjë diskutim, dyshim që është një nga mënyrat më të mira për të shkuar drejt barazisë, gjithëpërfshirjes. është e ardhmja jo vetëm në arsim por edhe në të gjithë sektorët.

Po kështu u fol për edukimin e hershëm. Këtu duhet të punojmë shumë intensivisht. Madje më vjen shumë mirë që pati analiza konkrete, studime konkrete në këtë kongres, ku u përcaktuan edhe hapat në të cilat ne duhet të shkojmë drejt përmirësimit të cilësisë në edukimin e hershëm, parashkollor.

 

Ajo ku dua të ndalem pak në mënyrë më të veçantë lidhet me një tjetër konkluzion që të gjithë bashkërisht duhet të dalim nga ky kongres, që lidhet me nevojën për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe. Që në seancën plenare e hodhi këtë temë diskutimi edhe kryeministri. Por që tashmë ne kemi kohë që e diskutojmë. Madje edhe iniciativat që kemi ndërmarrë kohët e fundit, qoftë abetarja e përbashkët unike me Kosovën, por po ashtu edhe unifikimi i kurrikulës, teksti i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, enciklopedia shqiptare. Që të gjithë këta janë hapa shumë të rëndësishëm që ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe. Por unë besoj që janë të pamjaftueshëm.

Ne duhet të bëjmë shumë më tepër dhe këtu duhet të hapim një diskutim të gjerë publik jo vetëm ne këtu, por një diskutim mbarëkombëtar për forcimin e gjuhës shqipe. Tashmë e kemi diskutuar nga se kërcënohet gjuha shqipe. Globalizimi, emigracioni, nevoja për të mësuar gjuhët e huaja për tu integruar në tregun e punës, apo për studime.

 

Duhet të ndërmarrim hapa konkrete. Ajo që solli ky kongres ishte një sensibilizim më i gjerë dhe më i fortë që kjo nevojë është emergjente, është alarm ndoshta. Dhe prandaj ne shumë shpejt duhet të organizojmë tryeza diskutimi ku të përfshijmë të gjithë aktorët dhe të kemi një strategji kombëtare për gjuhën shqipe. Unë mund të ngre disa pyetje sot të cilat mund të jenë mund të jenë temë diskutimi në ditët dhe javët në vijim, përpara se të kemi këtë strategji se ku duhet të shkojmë.

 

1-            A duhen provime të veçanta në shkollën e mesme? Tashmë ne e kemi gjuhën shqipe si lëndë, dy orë në javë, por provimi i maturës është i përbashkët, gjuhë shqipe dhe letërsi. Mos ndoshta duhet ta kemi gjuhën shqipe provim të veçantë?

2-            A duhet ta përfshijmë gjuhën shqipe në programet apo kurrikulat universitare?

3-            A duhet në programin Bachelor, a duhet në programet e mësuesisë apo edhe në programet e tjera?

Janë pikëpyetje, dilema                që ne duhet t’i diskutojmë. Dhe në tryezat në vijim të marrim një vendim.

4-            A ka ardhur koha të hartojmë një test provimi sipas nivelit gjuhësor për gjuhën shqipe? Siç janë provimet për gjuhën angleze, franceze, për të gjitha gjuhët. Sot për gjuhën shqipe nuk ka një provim të tillë.

 

5-            Mos ndoshta ka ardhur koha që ky provim sipas niveleve të jetë ndoshta dhe si kriter për punësim në administratën publike.

 

Ndërkohë disa hapa të tjerë mund të jenë më të shpejtë, program trajnimi kombëtar për të gjithë mësuesit e profileve të ndryshme në lidhje me zhvillimin e kompetencës gjuhësore sipas grupmoshave të nxënësve. Gjithashtu mund të zhvillojmë aktivitete si konkurse për gjuhën shqipe për të folurën në publik në shkolla dhe universitete.

 

6-            Mund të rishikojmë ndoshta edhe kurrikulën. A janë të mjaftueshme ato dy orë të gjuhës shqipe në shkollën e mesme apo duhet të shtohet edhe një orë tjetër.

 

Unë besoj që ky duhet të jetë konkluzioni primar i këtij kongresi. Nevoja emergjente për të ruajtur dhe forcuar gjuhën shqipe. Por natyrisht ka edhe konkluzionet të tjera të cilat unë dhe të gjithë së bashku i kemi ndjekur me vëmendje gjatë këtyre tre ditëve.