Ministry of Education and Sports

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në  Sport, i mbledhur sot, më datë 15 shtator 2014, lidhur me  shfaqjet e dhunës të evidentuara në ambientet sportive dhe veçanërisht pas asaj që ndodhi në Shkodër në takimin Vllaznia – Tirana, propozon si më poshtë:

 

1. Ndërhyrje në kuadrin ligjor për ashpërsimin e masave ndaj shkaktarëve të dhunës si dhe ndaj organizatorëve për mosveprim të tyre. Kjo të shoqërohet me masat si më poshtë:

  a) – për personat që prishin rendin dhe qetësinë në ambientet sportive  me  gjobë deri në 500.000 lekë.

  b) – në raste të rënda edhe me ndjekje penale.

  c) – ndalimi i hyrjes në të gjitha mjediset sportive për një periudhë jo më pak se 1 (një) vit.

2- Forcimi i bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit, Federatave Sportive, klubeve dhe pushtetit vendor.

3- Forcimi i masave të sigurisë në mjediset sportive, të përmirësohet infrastruktura, personeli i  sigurisë, vendosja e kamerave, detektorëve, etj.

4- Të  krijohet një zyrë që të monitoroje tifozët , marrëdhëniet midis tyre, të skedojë elementet e dhunshëm në stadiume dhe me pas në bashkëpunim me policinë e shtetit të veproje për parandalimin e tyre.