Ministry of Education and Sports

Kategoritë e veçanta për herë të parë intevistë në MAS

Një komision me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka intervistuar sot, kandidatët që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e kategorive të veçanta, për studimet e ciklit të parë në IAL publike.

Për të qenë sa më korrekt dhe transparent, MAS ka përcaktuar këtë vit edhe zhvillimin e intervistave me gojë, si një risi për kandidatët që kanë  statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët.

Pasi kanë aplikuar me dosjet e tyre pranë MAS, sot ata kanë zhvilluar intervistat me gojë ku kanë shprehur interesin e tyre për të vazhduar studimet, këtë vit akademik, në degët që kanë përzgjedhur.

Për herë të parë, MAS po i kushton këtë vit një vëmendje të veçantë kategorive  të invalidëve paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe jetimëve duke akorduar për ta kuota të veçanta për të ndjekur studimet në IAL-të publike.

Në bazë të VKM  517 datë 01.08.2014 janë përcaktuar 15 kuota për të verbrit, 20 për romët dhe ballkano-egjiptianët, 15 për invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik dhe 15 për jetimët.