Ministry of Education and Sports

IAL qe ju është hequr licenca, dosjet për studentët pa pagesë

big_big_web-new[1]

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku, gjatë një konferencë për shtyp, sqaroi edhe një herë për studentët se ata nuk kanë asnjë detyrim financiar për të tërhequr dosjen me dokumentacionin e tyre, pranë institucioneve të arsimit të lartë që ju është hequr licenca.

“I bëjmë me dije këtyre institucioneve, studentëve të tyre, dhe gjithë publikut, se ky veprim është I paligjshëm, pasi VKM539 e publikuar në Fletoren Zyrtare nr 123, dt 7 Gusht 2014 pika III, b, shprehet qartë: Të përgatisin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014”, tha Mazniku.

Nisur nga shqetësimet e studentëve se, disa institucione të arsimit të lartë privat kërkojnë para për t’u dhënë studentëve dokumentacionin, Zëvendësministri tha se këto institucione do të përgjigjen para ligjit për çdo veprim të kundërt me sa më lart.

« Studentëve i bëjmë me dije që MAS i gjendet pranë secilit prej tyre, dhe koha kur atë ishin lënë të braktisur në dorë të piramidave ka mbaruar. Ata mund të na shkruajnë në çdo moment në adresën e email të MAS – vkl@arsimi.gov.al

Verifikimi i kritereve të ligjshmërisë është një ndër masat më të rëndësishme e marrë në kuadër të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, në të cilën u angazhuan më shumë se 40 punonjës me eksperiencë të gjatë pune në MAS, APAAL, dhe ISHA.

 

 

Në vijim fjala e plotë e Zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku

 

 

Përshëndetje.

Jemi këtu për të komunikuar sërish me publikun në lidhje me procesin e verifikimit të kritereve të ligjshmërisë.

Pranë nesh janë paraqitur një sërë shqetësimesh nga një numër studentësh të institucioneve të arsimit të lartë, të cilave me vendimin e Këshillit të Ministrave nr 539 dt. 6 Gusht 2014 u është hequr licenca.

Disa prej këtyre institucioneve po u kërkojnë studentëve të paguajnë para për tërheqjen e dosjes së studentit.

I bëjmë me dije këtyre institucioneve, studentëve të tyre, dhe gjithë publikut, se ky veprim është I paligjshëm, pasi VKM539 e publikuar në Fletoren Zyrtare nr 123, dt 7 Gusht 2014 pika III, b, shprehet qartë.

b) Të përgatisin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.

Gjithashtu, në pikën a) të të njëjtit vendim thuhet:

a) Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara;

IAL-et do të përgjigjen para ligjit për çdo veprim të kundërt me sa më lart.

Studentëve i bëjmë me dije që MAS i gjendet pranë secilit prej tyre, dhe koha kur atë ishin lënë të braktisur në dorë të piramidave ka mbaruar. Ata mund të na shkruajnë në çdo moment në adresën e email të MAS – vkl@arsimi.gov.al

Verifikimi i kritereve të ligjshmërisë është një ndër masat më të rëndësishme e marrë në kuadër të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, në të cilën u angazhuan më shumë se 40 punonjës me eksperiencë të gjatë pune në MAS, APAAL, dhe ISHA.

Ky hap është vetëm nisja e reformës që do të sjelle cilësi dhe siguri në sistemin e arsimit të lartë në vend.

Faleminderit