Ministry of Education and Sports

Formulari A2

Ministria e Arsimit dhe Sportit bënë me dije për publikun se duke filluar nga dita e hënë, datë 04.08.2014 fillon procesi mjaft i rëndësishëm i aplikimit të maturantëve me formularin A2 të preferencave, i cili zhvillohet sipas kalendarit të mëposhtëm:

 

Datë

Aplikantët në Qytetet

04.08.14

Tirana Qytet

Tirana Qark

     

 

 

 

05.08. 14

Tirana Qytet

Tirana Qark

     

 

 

 

06.08. 14

Tirana Qytet

Tirana Qark

Kamëz

Kavajë

Durrës

Krujë

 

 

07.08.14

Elbasan

Peqin

Gramsh

Librazhd

Korçë

Pogradec

 Kolonjë

Devoll

08.08.14

Fier

Mallakastër

Lushnjë

Berat

Kuçovë

Skrapar

 

 

09.08.14

Shkodër

Malësi e Madhe

Pukë

Lezhë

Kurbin

Mirditë

 

 

10.08.14

Vlorë

Sarandë

Delvinë

Gjirokastër

Tepelenë

Përmet

 

 

11.08.14

Kukës

Has

Tropojë

Dibër

Mat

Bulqizë

 

 

 

 

Për të konkurruar në garën për t’u shpallur fitues në njërin nga programet e studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të vendit, çdo maturant që rezulton kalues në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe ka kryer procedurat për pasqyrimin në sistem të pikëve/notës mesatare, duhet të plotësojë Formularin A2, on-line në çdo mjedis ku ka akses interneti.

 

Për të hyrë në portalin e Maturës Shtetërore adresa që duhet përdorur është si më poshtë:

 

matura.akp.gov.al

 

Portali i Maturës Shtetërore do të qëndrojë i hapur për çdo DAR/ZA gjatë të gjithë ditës që ka aplikimin sipas kalendarit të mësipërm.

 

Për të gjithë maturantët/kandidatët që do të aplikojnë sqarojmë se:

 

1. Përcaktimi i fituesve ndërmjet maturantëve/kandidatëve për studime universitare të ciklit të parë, në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP), sipas parimit Meritë – Preferencë, bëhet  si më poshtë vijon:

 

  1. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje) dhe për programe studimi të caktuara, edhe sipas rezultateve të arritura në konkurs.

 

  1. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet jo më shumë se 10 preferencave  të zgjedhura prej tyre.

 

Shënim:

Maturanti mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por sistemi e shpall atë fitues në preferencën më të lartë (të sipërme) të shprehur prej tij. Kjo është arsyeja që në plotësimin e formularit A2 është shumë e rëndësishme jo vetëm përzgjedhja e programeve të studimit (preferencat), por dhe renditja e tyre.

 

2. Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve  të Tiranës, programet "Edukim Fizik dhe Sporte" të Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, programi i studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë gjatë periudhës 01.09.2014 deri 05.09.2014, sipas datave të përcaktuara në udhëzimin e MAS për zhvillimin e konkurseve.

 

Vëmë në dukje se konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu") zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze si dhe intervistë nga kompania që mbështet praktikën profesionale të kandidatit.

 

Për këto programe studimi në procesin e llogaritjes së pikëve merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit.

 

Maturantët e interesuar për përgatitjen për procesin e aplikimit me formularin A2, të gjitha informacionet e nevojshme mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve www.akp.gov.al si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit www.arsimi.gov.al.  Aty maturantët do të gjejnë:

 

  1. Formularin A2
  2. Listat e programeve të studimit me kuotat përkatëse
  3. Formulën e llogaritjes së pikëve
  4. Koeficientet e profileve të shkollave të mesme për çdo program studimi të ofruar nga IALP
  5. Koeficientet e lëndëve me zgjedhje për çdo program studimi të ofruar nga IALP
  6. Udhëzimin teknik për aplikimin online me formularin A2
  7. Planin kalendar i aplikimit sipas DAR/ZA-ve
  8. Pikët e fituesit të fundit të vitit të kaluar që nga maturantët do të merren vetëm si referencë orientuese.

 

Maturantëve aplikues të formularit A2, ju kujtojmë se ndër kriteret kryesore të përzgjedhjes së preferencave janë të mëposhtmet:

 

  1. Maturanti/kandidati duhet të bëjë kujdes jo vetëm në përzgjedhjen e jo më shumë se 10 preferenca, por një element mjaft i rëndësishëm është dhe renditja e tyre sipas shkallës së plotësimit të dëshirës personale për ndjekjen e studimeve të larta.
  2. Nuk është e domosdoshme që të jenë përzgjedhur 10 preferenca, por për të rritur probabilitetin e fitimit të një të drejte studimi, është e këshillueshme që të zgjidhen sa më shumë preferenca (deri në 10)
  3. Kriteri i vetëm që e shpall një maturant/kandidat fitues në një degë është kriteri i Meritës, pra sasia e pikëve të grumbulluara në një program studimi të përzgjedhur. Preferenca është kriter kualifikues brenda përbrenda përzgjedhjeve të një maturanti/kandidat. Kjo do të thotë që nëse maturanti X kapërcen pikët e fituesit të fundit në disa programe studimi të përzgjedhura nga ana e tij, sistemi e shpall fitues në preferencën më të lartë të këtij grupi preferencash. E thënë ndryshe një fitues i një programi studimi mund ta ketë rreshtuar si preferencë të dhjetë atë program, por ai fiton ndaj një maturanti tjetër që e ka preferencë të parë, për faktin se ka grumbulluar më shumë pikë.
  4. Maturantët/kandidatët që marrin pjesë në konkurse pranimi, që të rrisin mundësinë e fitimit të atij programi duhet ta vendosin si prioritet të parë.

 

 

Formulari A2 – Programet e studimit

Kalendari i aplikimeve të Formularit A2

Formula e llogaritjes së pikëve, Matura Shtetërore 2014

Koeficentët e shkollave

Koeficentët e lëndëve me zgjedhje

Pikët e fituesit të fundit me formularin A2, MSH 2013

Udhëzimi për Formularin A2 – MSH 2014