Ministry of Education and Sports

Festa e Maturës 2014 në qyetin e Durrësit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla përshëndeti mbrëmjen e djeshme maturantët e Durrësit, në festën e organizuar prej tyre, ku mes të tjerash u ka dorëzuan “Pishtarin e dijes”  klasave të 11-ta, maturantëve të ardhshëm.

Ministrja përgëzoi maturantët për përkushtimin e tyre ndaj dijes, gjithashtu ndau certifikata lavdërimi për maturantët ekselent, të cilët i vlerësoi si krenaria e qytetit dhe e gjithë Shqipërisë dhe që janë sipas saj, modele për t’u ndjekur nga brezat e ardhshëm.

“Dija juaj është suksesi ynë  i përbashkët, ndaj ne do të jemi bashkë në rrugëtimin tuaj për të mos lënë askënd nga ju vetëm, duke qenë pranë jush për të mundësuar një realitet krejt të ri, si ai që mundësuam me Maturën Shtetërore 2014-të”, tha ministrja Lindita Nikolla.

Matura Shtetërore 2014-të, shtoi Ministrja, ishte modeli se si do të mundësohet reformimi dhe ndryshimet e thellë të shoqërisë shqiptare, si një nevojë e domosdoshmëri në rrugëtimin tonë drejt familjes evropiane.

“Ndihem e lumtur krah maturantëve që kanë shkëlqyer në olimpiada dhe që kanë fituar të drejtën e studimit në disa prej universiteteve më prestigjoze në botë. Është detyrim dhe përkushtim i të gjithëve, prindër e mësues, që të jemi bashkë, për të mundësuar shumë e më shumë talente që janë pjesë e krenarisë së gjithë Shqipërisë”, u shpreh ministrja Nikolla.