Ministry of Education and Sports

Festa e Maturantëve të Vlorës

Maturantët e Vlorës festuan si në çdo rreth tjetër, mbylljen me sukses të ciklit të studimeve në gjimnaz. E pranishme në festën e tyre, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i përgëzoi maturantët ekselent për arritjet e tyre duke i cilësuar si modelet e vërteta që duhen ndjekur nga brezat e rinj.

“Jam krenare për maturantët e Vlorës që treguan urtësi dhe vlera unike për t'u bërë edhe ata bashkëpërgjegjës në rrugëtimin tonë drejt një procesi ku Matura 2014 siguroi cilësi dhe progres. Një kthesë e rëndësishme në Arsimin Parauniversitar.”, tha Ministrja Lindita Nikolla.
 
Sipas Ministres Nikolla këto provime ishin kthesa e duhur dhe e nevojshme për Maturën Shtetërore, jo vetëm në drejtim të administrimit të sigurt të provimeve, por edhe në drejtim të cilësisë.