Ministry of Education and Sports

Festa e Maturantëve të Kamzës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë pasditen e djeshme në festën e maturantëve të Kamzës, të cilëve u shprehu gjithë mirënjohjen e saj për përkushtimin e tyre ndaj dijes.

Ju keni marë vlerën e modelit, vlerën e shembullit që duhet ndjekur për punën, për pasionin dhe  talentin tuaj”, tha Ministrja.

Maturantët e Kamzës, nën drejtimin e Bandës së Ushtrisë, parakaluan në qendrën e qytetit. Paradës iu bashkua edhe ministrja Nikolla.

“Të nderuar prindër, maturantë kjo është parada e parë që ne përshkojmë në rrugët e qyteteve të Shqipërisë për të promovuar vlerat e vërteta, cilësinë e vërtetë në arsim. Parada që bëra këtu me ju ishte ndër më të veçantat për faktin sepse këtu kam ndjerë njëherësh gjithë Shqipërinë. Sepse e tillë është Kamza, një bashkëjetesë qytetarie ku kanë ardhur për një jetë më të mirë nga e gjithë Shqipëria. Ndaj unë sot, jam besimplotë që ju, maturantët do të jeni po aq të suksesshëm në rrugën e realizimit të ëndrrave tuaja përmes punës së palodhur dhe dëshirës për të arritur suksese”, tha Ministrja.

Sipas saj, tradita e festës së maturantëve në qytete do të vazhdojë, sepse ajo nuk duhet të jetë vetëm festa e familjeve të maturantëve, por e gjithë qyteteve, e gjithë Shqipërisë, sepse këta maturantë janë e ardhmja e Shqipërisë evropiane.

Ne do të jemi krah jush për t’ju ndihmuar dhe për të punuar po aq fort dhe ndershëm që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Dritë u bëftë rruga juaj!”, përfundoi ministrja Lindita Nikolla.