Ministry of Education and Sports

Fëmijë të lumtur, Prindërim i suksesshëm, Shoqëri e realizuar

Nesër është 1 Qershor, dita ndërkombëtare e fëmijëve. Por shumë pak e dinë që në kalendarin e ditëve të shënuara për Kombet e Bashkuara kjo ditë shënon dhe ditën e prindërimit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në partnetit me Drejtoritë Rajonal dhe Zonale, në këtë ditë feste mbarëkombëtare për fëmijët, prindërit dhe shoqërinë ju drejtohet me një ftesë publike.

Ju, gjyshër, gjyshe, prindër, motra dhe vëllezer, deputetë të Parlamentit shqiptar, organizata të shoqërisë civile, institucione publike dhe private, mediave qëndrore dhe lokale, më datën 1 qershor, ditën e djelë, t’i bashkoheni në të gjithë Shqipërinë ditës festive që MAS organizon me moton “Fëmijë të lumtur, Prindërim i suksesshëm, Shoqëri e realizuar”.

Shkolla, në vizionin tonë, është hapësira ku ndërtohet raporti individ-familje-komunitet,është hapësira ku prindërimi dhe ëndrrat e fëmijëvë krijojnë rrugëtimin e gjatë për të krijuar fëmijë të sukseshëm dhe shoqëri të  garantuar.

Është fat për  të gjithë ne, që muaji QERSHOR fillon me festën e fëmijëve, si simbolikë e shpresës për një të ardhme më të sigurtë. Si një ogur i mirë vjen kjo festë me besimin dhe dëshirën e plotë për të gjithë shqiptarët sepse ky qershor është një muaj i rëndësishëm për agjendën e Integrimit të Shqipërisë.

1 qershor i nesërm le të jetë jo vetëm festë por dhe dita ku ne rezatojmë mirësi dhe dashuri, angazhimin tonë në provimin e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare.

Çdo investim i sigurtë tek fëmija është garanci për të ardhmen.

Si prind, si mësuese, si pedagoge, si politikane, data 1 qershor le të shërbejë për të garantuar ëndrrat e fëmijëve tanë aq shumë të premtuara nga të gjithë ne.

Le të lëmë mënjanë debatet, retorikat boshe dhe të gëzojmë me fëmijët tanë.

Ndaj ju ftoj të festojmë së bashku. Shoqëria ka nevojë, sot më shumë se kurrë,  të promovojë pozitivitet, solidaritetin, dashurinë dhe buzëqeshjen për fëmijët tanë, për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e aktiviteteve tona ju bëjmë me dije si më poshtë kalendarin e disa prej aktiviteteve organizuar nga MAS në gjithë Shqipërinë si më poshtë:

 

Axhenda e Aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për Festën e 1 Qershorit

   

Drejtoria e Sporteve

Kushtuar 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, si dhe në kuadër të promovimit të vlerave të aktivitetit fizik e sportiv në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës, kontributin e tij në edukim, shëndet, përfshirje sociale dhe ndërtimin e një ambienti paqësor, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Federatat Shqiptare të  Sportit, organizon në ambientet e Agjencisë së Zhvillimit të Sportit (ish kompleksi “Dinamo”) aktivitetin festiv e sportiv  “Sport, festë, ngjyra”, në të cilin do të marrin pjesë fëmijë të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 10.00 ku për fjalën përshendetëse do të jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla. Axhenda e aktivitetit do të pasoj me performimin e kuadrateve “1 Qershor” dhe “Dita Jonë”  dhe koreografisë së përbashkët nga nxënësit e shkollave 9-vjecare. Më tej do të jetë kuadrati koreografik me fëmijë përfaqësues të Federatës Shqiptare të Dancit sportiv, duke vazhuar me shfaqje me numra muzikorë dhe koreografikë nga fëmijët e Qendrës Kulturore  Kombëtare të Fëmijëve dhe duke e mbyllur me aktivitete të ndryshme sportive, lojra lëvizore popullore etj. Ministria e Arsimit dhe Sportit ju drejtohet me një ftesë publike ju, gjyshe, prindër, motra dhe vëllezer, deputetë të Parlamentit shqiptar, organizata të shoqërisë civile, institucione publike dhe private, mediave qëndrore dhe lokale, më datën 1 qershor, ditën e djelë, t’i bashkoheni në të gjithë Shqipërinë ditës festive që MAS organizon me moton “Fëmijë të lumtur, Prindërim i suksesshëm, Shoqëri e realizuar”.

 

   

DAR Tirana

Program artistik në cdo kopësht e shkollë  me këngë, valle e recitime;

Veprimtari  sportive 

Ekskursione në  mjedise pranverore të zonës.

Interpretim i pjesëve të dramatizuara për fëmijë

Takim  i ngrohtë me mësues   veteranëve "Kujtime që nuk harrohen”

   

DAR Durrës

Program artistik me kenge , valle, recitime dhe lojra popullore;

Ekspozite “Duart e shkathta” dhe “Piktori i ri”, shkolla Shënavlash.

Garat e atletik?s n? Dit?n e Edukimit Olimpik .

Parada  argetuese  me  tollumbace lule  dhe flamuj , shkolla 9 –vjecare “ Petrit Llaftiu “ Shijak.

Festa e Balonave, ndeshje futbollit, lojëra popullore, ekspozitë me vizatime, shkolla 9-vjecare “Isa Domi“   Pjezë.

Koncert me këngë , pjesë teatrale të vëna nga nxënësit, shkolla Shaqe Mazreku”.

   

ZA Kavajë

Qëndra Kulturore e Fëmijëve: Koncert Festiv

Aktivitete në plazhin e gjeneralit

Shfaqe teatrale muzikore në Shkollën Fiqiri Kurti

   

DAR Lezhë

Programi artistik para Pallatit të Kulturës;

Ngritja e balonave

Gara me biçikleta, patina

Lojra me top e lojra popullore

   

ZA Krujë

Manifestime dhe programe artistike në shkollat e qytetit; 

Manifestim sportiv me balona në qendrën e qytetit;

Shfaqje artistike në sheshe dhe në kinema  

   

ZA Gramsh

Koncert festiv “Gëzojmë dhe festojmë”;

Ekspozitë me punime grafike dhe reliev;

Festa e Abetares;

Aktivitete sportive dhe lojra popullore;

   

DAR Korçë

Koncert festiv;

Ekspozite me punime artistike;

Lojra sportive;

Aktivitete ne shkolla te ndryshme

 

 

DAR Shkodër

Dita olimpike në çdo shkollë;

Edicioni i Parë “Akullorja Fest”;

Ekspozite me punime artistike.