Ministry of Education and Sports

Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua sot ceremonia e prezantimit të projektit më të madh për sportin në shkolla “Ekipet Sportive në Shkolla”, ku morën pjesë rreth 22 mijë nxënës nga gjithë Shqipëria.

Ky projekt përfshin 10.000 të rinj të ekipeve sportive në volejboll dhe basketboll nga 61 qytete të Shqipërisë.

Janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbolli për të dyja gjinitë, në arsimin parauniversitar dhe duke filluar nga janari do krijohen edhe ekipet me të rinjtë e universiteteve.

Çdo protagonist, do të marrë falas të gjithë bazën e nevojshme materiale. Një proces që ka filluar në muajin nëntor dhe deri më tani, në të gjitha qarqet, janë pajisur me materiale sportive rreth 8300 nxënës.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë ceremoni si ngjarja më e bukur sportive e vitit, me prezantimin e 700 ekipeve sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh se projekti ‘Ekipet sportive në shkolla’ synon që në shkollë të zhvillohet edhe mësim, por fëmijët nga ana tjetër të argëtohen.

“Projekti që konsolidon të gjitha reformat që kemi marrë në këto vite për sportin. Kam një thirrje, sporti është jetik për shëndetin fizik, mendor social, ju mëson leksionet më të mira për jetën, disiplinën, punën në skuadër. Ta kthejmë shkollën në një vend ku edhe mësohet por edhe luhet. Ta kthejmë shkollën në vendin ku ka gjallëri, por edhe jetë të shëndetshme”, apeloi Kushi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë