Ministry of Education and Sports

Edukimi ligjor për të rinjtë

Më datë 21.10.2015, në mjediset e Universitetit të Arteve, Tiranë u zhvillua prezantimi i projektit “Edukimi ligjor për të rinjtë”, i cili është propozuar dhe do të realizohet  nga Qendra “Ekipi për studim dhe informim ligjor”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Republikën e Shqipërisë.

Në takim ishte e pranishme, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj dhe Ambasadori i Republikës Gjermane në Tiranë, Hellmut Hoffmann. Në fjalën e tyre përshëndetëse, Zëvendësministrja Malaj dhe Ambasadori Hoffman shprehën kënaqësinë e bashkëpunimit dypalësh, duke theksuar rolin dhe rëndësinë që ka edukimi ligjor i të rinjve për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Projekti “Edukimi ligjor për të rinjtë” do të realizohet në të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale të vendit dhe synon të promovojë përvojat dhe modelet më të përparuara  të edukimit të nxënësve me koncepte dhe njohuri mbi ligjin, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe në mënyrë të veçantë të drejtat e të rinjve.  Në këtë kuadër janë parashikuar të zhvillohen trajnime me mësues të lëndës së qytetarisë të shkollave të mesme, orë mësimore model në disa shkolla të vendit.