Ministry of Education and Sports

Edicioni VI, Panairi i Punës dhe Studimit

Edicioni VI
Work & Study 2015

nga 30 Shtator – 02 Tetor 2015, në MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR, Tiranë.

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si tre partnere të qëndrueshme në fushën e arsimit dhe punësimit,  Ju ftojnë të merrni pjesë në Panairin “Work & Study” i cili shpalos ofertën më të mirë të punësimit dhe studimit.
 

WORK & STUDY një markë e kthyer në traditë, është një rrugë e nisur në vitin 2010, e ku vit pas viti ka përmirësuar treguesit e saj në drejtim të të punësuarve dhe bursave profesionale të studimit. E nisur si një dëshirë për të sjellë ndryshimin në përshtatjen e kërkesës me ofertën, tashmë është kthyer në një institucion dhe domosdoshmëri për përshtatjen e burimeve njerëzore. Çdo vit në mënyrë progresive janë rritur kërkesat e kompanive dhe cilësia e punëdhënies. Ky event solli në vitin e parë të nisjes së tij 500 vende të reja pune e 400 bursa studimi, e në vitin 2014 shifrat u trefishuan, duke pasur një numër më të madh sipërmarrësish dhe më shumë se 1 500 vende pune.

Në këtë edicion, Work & Study synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. Të dëshmojë rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim gjatë ditëve të panairit do të jenë lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe orientimin drejt tregut.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet orientimit të të gjithë kërkesës së studimit drejt Universiteteve Shqiptare. Në këtë panair përveç ekspozimeve të Enteve dhe Kompanive më të mëdha Punëdhënësish dhe ato të Edukimit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, do të ketë dhe aktivitete informuese dhe trajnuese në bashkëpunim me: Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.