Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me mësuese të shkollave të ndryshme në vend në lidhje me ecurinë e deritanishme të mësimit të kombinuar.

“Sapo zhvillova në ambientet e MASR një bashkëbisedim të hapur me mësuese të shkollave të ndryshme të vendit, të cilat ndanë me mua përvojën e javës së parë të mësimit të kombinuar, problematikat e shfaqura dhe sugjerimet për përmirësime të mëtejshme” – shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjete sociale.

Ndër të tjera, Znj. Kushi shpreh mirënjohjen për mësuesit:

“I falenderova pa masë për mendimet e tyre të sinqerta dhe u shpreha mirënjohjen time të pakufi për sakrificat që po bëjnë në këto kushte aspak të lehta të pandemisë. Faleminderit!” – mbyll postimin e saj, Ministrja Kushi.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/169094391572670/?d=n